Bashkimi i fortë për Trepçën

Skudra Kosova e Re Bashkimi, ka shënuar fitore përballë rivalit të vjetër Trepçës, duke e mposhtur me rezultat 97:86. Vendasit ishin më të mirë në këtë takim gjatë gjithë kohës duke arritur kështu një fitore tejet të rëndësishme.

Te Bashkimi në këtë ndeshje u dallua Mujo Tuljkoviq, i cili arriti të shënoi 21 pikë, kurse te mitrovicasit, ishte Samir Zekiq, me 16 pikë. Edhe në këtë përballje Trepça, është paraqitur me vetëm lojtarë vendor.
Pas kësaj fitoreje Bashkimi renditet në pozitën e tretë me 33 pikë, ndërsa Trepça, në të katërtin me 30 një më shumë se Ylli, që ka një ndeshje më pak të zhivlluar.