Bashkimi fiton spektaklin me Yllin

Spektakli i basketbollit në Prizren, mes Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit, u ka takuar vendasve, me rezultat 87:75.

Pjesa më e madhe e ndeshjes, ishte e baraspeshuar, ndërsa fituesi u vendos vetëm në çerekun e fundit, ku vendasit prizrenas, u treguan më të vëmendshëm.

Këtë ndeshje më madhështore e bënë edhe tifozët, Arpaxhikët dhe Xhebrailat, për anim korrekt.