Bashkimi – Feronikeli, vjen befasia e madhe në rezultat

Ndeshja e fundit e vitit në basketbollin kosovar ka sjellë edhe befasi.

Feronikeli ka arritur të mposht Bashkimin në Prizren, shkruan Gazeta Olle.

‘Nikli’, këtë takim e fitoi me rezultatin 93:91, duke regjistruar një fitore mjaft të vlefshme për vazhdimin e kampionatit.

Galand shkëlqeu te Feronikeli me 42 pikë të shënuar, kurse edhe amerikani tjetër Storey shtoi 19 pikë.

Ndërsa, te Bashkimi janë dalluar Ross me 32 pikë dhe Palushi me 15 të tjera.

Pas 16-të xhirosh, Bashkimi gjendet në pozitën e dytë, kurse Feronikeli tashmë tejkalon Trepçën në renditje dhe gjendet në pozitën e 7-të./Gazeta Olle