Bashkimi dhe Prishtina shënjonë fitoret e para në Play Off

Prishtina ka arritur të fitojë bindshëm ndaj Penzës me rezultat 100:57 (28:15, 25:14, 26:13, 21:15). Vajzat prishtinase kanë arritur fitoren e parë në ndeshjet e Play Off-it me diferencë plus 43 pikë. Prishtina krijoi epërsi qysh në pjesën e parë, duke treguar një lojë të shkëlqyer si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm. 53:29 ishin shifrat pas pjesës së parë, ndërsa vendaset vazhduan me lojë bindëse edhe në pjesën e dytë, ku triumfuan bindshëm në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Play-offit.

Më të mirat te Prishtina ishin qendra Zërina Shatri me 31 pikë, 12 kërcime dhe dy asistime dhe Besjana Martinaj me 23 pikë, gjashtë kërcime dhe nëntë asistime.

Në anën tjetër edhe Bashkimi ka arritur fitore ndaj Trepçës me rezultat 75:53 (22:14, 24:13, 15:13, 14:13). Vajzat të cilat nuk kanë asnjë humbje këtë edicion, dominuan plotësisht në fushë duke e fituar çdo çerek.

Më e mira në ndeshjen e parë të Play Off-it ishte Aulona Muhadri me 12 pikë, 20 kërcime dhe gjashtë asistime, si dhe Dasia Evans e cila shtoi 20 pikë, gjashtë kërcime dhe gjashtë asistime.

Policia e Kosovës jep detaje për ndalimin e Agim Ademit: Nuk ka urdhër arrest, me urdhër të prokurorit është liruar

Rezultatet dhe renditja pas xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës në futsal