Bashkimi afër transferimit të kësaj dysheje

Skuadra e Kosova e Re Bashkimi, duket se sezonin e ri do të jetë krejtësisht ndryshe. Burimet e GazetaOlle.com pranë klubit prizerenas bëjnë të ditur se drejtuesit e kluit tashmë janë në bisedime me dyshën Samir Shaptahoviq dhe Gerti Shima.

Bashkimi është duke menduar që edhe nga stinori i ardhshëm të jetë pjesë e Ligës Ballkanike, dhe kjo pritet që të bind dyshen e cila sezonin e kaluar ishin pjesë e Pejës.

“Mund të ju them që Shima dhe Shaptahoviq mund të jenë pjesë e skuadrës nga sezoni i ardhshëm. Gjithçka do të varet nëse Bashkimi do të jetë sezonin e ardhshëm në BIBL”.