Kaloni në dark mode që është më i butë për sytë tuaj gjatë natës.

Kaloni në light mode që është më i butë për sytë tuaj gjatë ditës.

Kaloni në dark mode që është më i butë për sytë tuaj gjatë natës.

Kaloni në light mode që është më i butë për sytë tuaj gjatë ditës.

Bashkëlojtari i tij e ngrit Brojën në qiell: Është një lojtar i klasit botëror

Portieri i Southampton, Alex McCarthy e ka përshkruar sulmuesin shqiptar, Armando Broja si ‘top-klasë’.

Sulmuesi shqiptar erdhi si zëvendësues i Adam Armstrong në barazimin e së shtunës West Ham United.

Megjithatë, ndikimi i Brojës në ndeshje u dallua dhe sulmuesi shqiptar ka marrë komplimente nga portieri i ekipit të tij.

“Të gjitha zëvendësimet ishin të shkëlqyera. Ata patjetër ndryshuan ngjyrën e lojës”, ka thënë fillimisht McCarthy për Daily Echo.

“Armando kur hyri në lojë, mendova se ishte top klasë. Ka shumë gjera pozitive që mund të marrim nga ai”.

“Ai është një djalë i shkëlqyer së bashku me Tino (Livramento) dhe të gjithë të tjerët që kanë ardhur këtu”.

“Mendoj se ne kemi një grup vërtet të mirë të djemve këtë sezon, ka një shpirt të madh ekipor”.

“Ai [Broja] e zbaton veten shumë mirë në stërvitje dhe kjo është arsyeja pse ai ka shansin e tij në lojë”, përfundoi portieri i Southamptonit.

 

Shqipëria bën një tjetër përpjekje për ta ofruar Kasamin në Kombëtare

Malisheva demolon Llapin, Feronikeli vazhdon me fitore, ndërsa derbi përfundon në paqe

Largoje reklamën