Basha: Në evropian nuk ka ndeshje të lehta

Sikurse disa futbollistë nga Kosova që luajnë në Evropë, edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare dhe Luzernit, Migjen Basha, po i kalon pushimet në vendlindje.

Futbollisti nga Theranda, mori pjesë edhe në turneun e futsallit, ‘Coca Cola New Year Futsal Tournament’ që u organizua në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, raporton Gazetaolle.com.

Basha u pyet nga gazetarët për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Kampionatin Evropian ‘Euro 2016’.

Shqipëria ndodhet në grup me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë. “Francën e kemi mundur në ndeshje miqësore, por tash ndryshon gjithçka. Grupi është i vështirë, mirëpo kur kualifikohesh në evropian, kjo gjë është normale. Atje nuk ka ndeshje të lehta”, deklaroi Migjen Basha /Olle/