Basha ka marrëveshje me Partizanin, këto janë të rejat e fundit

Migjen Basha është kryefjala e merkatos së Partizanit.

Ish-mesfushori i Kombëtares ka arritur të gjejë akordin me drejtorin e përgjithshëm të Partizanit, Olsi Rama, dhe gjithçka dukej se po shkonte në rrugën e duhur.

Por, gjërat së fundmi kanë marrë një kthesë që ndoshta mund të çojë klubin në tërheqje.

TAKIMI – Pasi ka biseduar me mesfushorin Migjen Basha dhe ka arritur një akord paraprak me të drejtori i Partizanit, Olsi Rama, është takuar edhe me trajnerin Ilir Daja, ku i ka bërë me dije se ka një akord paraprak me Bashën.

Mësohet se drejtori e ka pyetur trajnerin Daja se si të veprojë, ta mbyllë marrëveshjen apo ka ndonjë mendim tjetër. “Panorama Sport” zbulon se pas diskutimeve të gjata mes palëve, klubi dhe trajneri janë stepur disi për dy arsye.

REAGIMI – Mesfushori mbetet në pritje të një konkretizimi të marrëveshjes, ndërsa stafi drejtues i Partizanit po merr kohë. I kontaktuar dje nga “Panorama Sport” në lidhje për këtë transferim, trajneri i Partizanit, shkurtimisht sqaroi: “Të gjitha vendimet në klub i marrim bashkë, unanimisht”. Kjo është dhe arsyeja pse ky transferim po vonon disi, pasi ende nuk është marrë një vendim nga të gjitha palët.

Prezantimi spektakolar i Aro Muric para tifozëve të Adana Demirspor (Video)

Rashica prezanton fanellat e reja të Norwichit, klubi e poston edhe flamurin e Kosovës