Skuadra e Pippo Inzaghit ka shënuar fitore në takimin e fundit të kësaj xhiroje në Serie A.
Milani triumfoi 3:0 kundër Torinos në sfidën e luajtur në San Siro, një fitore kjo e shumëpritur për rossonerët.
Stephen El Shaarawy (18’ dhe 65’) dhe Giampaolo Pazzini (57’) shënuan golat e kësaj fitoreje për Milanin në një sfidë ku të dyja skuadrat mbetën me nga një lojtar më pak në terren.
Ndryshe, për Torinon nga minuta 66’ në lojë u inkuadrua edhe anëtari i Kombëtares shqiptare, Migjen Basha.