Basha: Do të luaj në Turqi ose Itali

Pas katër sezoneve të kaluara në Torino, Migjen Basha dhe skuadra italiane kanë ndarë rrugët.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, në një prononcim për mediat italiane, thekson se do të shpresonte të rinovojë  me Torinon.

“Do të doja të shpresoja, por e di se ka përfunduar epoka ime këtu. Pas riaftësimit nga lëndimi, unë kisha rastintë luaja në mungesë të Gazzit dhe Vivez. Në futboll, si ashtu në jetë, gjithçka ka një fillim dhe një mbarim”, deklaroi Basha për calcioneës24.com.

Sa i përket të ardhmes ai tha se ende nuk e ka të qartë ku do të luajë. “Jam duke luajtur rreth 10 vite në Itali dhe jam ndier shumë mira, tani nuk ka diçka konkrete ku do të luajë, ndoshta në Turqi ose Gjermani. Të shoshim, jam i hapur për ndonjë përvojë”, shtoi lojtari nga Suhareka. (Gazeta Olle)