Basha dënohet me një ndeshje

Migjen Basha është dënuar me një ndeshje moslojë për skuadrën e Torinos për shkak të kartonit të kuq që e mori në fundjavë në Bergamo kundër Atalantës.

Ky vendim i komisioneve përkatëse të Federatës së Futbollit të Italisë bëjnë që Basha të mungojë në ndeshjen që Torino e luan kundër Romës. /Gazeta Olle