Baseli merr vendim të madh për Edon Zhegrovën

Edon Zhegrova duket se i ka bindur të gjithë në Zvicër.

Paraqitjet e tij me Bazelin, ku pak nga pak po kthehet në një titullar të pazëvendësueshëm, e kanë bërë futbollistin e talentuar të Kosovës një nga emrat më të vlerësuar në kampionatin zviceran.

Për këtë arsye, sipas media zvicerane klubi i Bazelit po mendon që të ushtrojë menjëherë të drejtën për të blerë kartonin e futbollistit që ka huazuar nga radhët e belgëve të Genk.

Talenti i padiskutueshëm i lojtarit ka kaluar plotësisht në plan të dytë edhe ato sjellje të cilat në Belgjikë u cilësuan të ekzagjeruara nga futbollisti dhe në Zvicër ai po gjen mbështetjen që ka kërkuar gjithmonë për të treguar talentin e tij.

Megjithatë, sipas mediave zvicerane kjo lëvizje bëhet edhe për faktin se Bazeli ka “nuhatur” se mund të bëjë një tregti të mirë me Zhegrovën.

Nëse futbollisti vazhdon me këto ritme, mund të përfundojë në një nga kampionaret më të mëdha europiane, pasi janë disa klube të cilat raportohet se po e ndjekin nga afër atë.

Duke siguruar kartonin e tij që tani, Bazeli mund të diktojë çmimin e shitjes në fund të sezonit ndaj nuk është çudi që brenda pak ditësh të mbyllë marrëveshjen për të transferuar përfundimisht 20-vjeçarin, shkruan VipSport.