Barton e përqesh Hendersonin

Futbollisti karizmatik anglez, Joey Barton, thotë që Jordan Henderson nuk ka aftësi që të bëhet pasardhës i Steven Gerrardit te skuadra e Liverpoolit, transmeton Gazetaolle.com.

“Dikush diku po përpiqet ta bëjë Hendersonin trashgëimtar të Gerrardit. Ai do të përfundojë me lot. Henderson kurrë nuk do të jetë i aftë për një gjë të tillë. Kushdo që mendon se ai një ditë do ta zëvendësojë Gerrardin, është i mashtruar. Këtë e di shumë mirë edhe Rodgers”, ka deklaruar Barton.

Deklaratat bombastike nga ky futbollist nuk janë të befasishme, pasi që ai mbase do të mbahet mend më shumë për to se për lojën e mirë në fushën e blertë. /Gazeta Olle