Bardhyl Canolli i pari

Bardhyl Canolli i Prishtina Racing Team është fitues i garës së parë në kampionatin e sivjetmë të Kosovës në automobilizëm.

Gara e disiplinës rrethore u zhvillua në Gjakovë dhe u përcoll nga mijëra dashamirë të auto sportit.

“Sigurisht që jam i kënaqur për këtë fitore, pasi e nisa kampionatin e ri në mënyrën më të mirë. Mirëpo, për të arritur deri te fitorja nuk ka qenë e lehtë, pasi duhet theksuar se kam bërë investime të mëdha në veturë, ndërsa edhe konkurrenca sivjet është mjaft e fortë. Megjithatë, mua më pëlqejnë sfidat dhe besoj që edhe në garat e ardhshme do të kem rezultate të mira”, ka thënë Canolli pas përfundimit të garës, për të cilin duhet theksuar se vetëm në pushimin ndërmjet dy kampionateve i ka investuar mbi gjashtëmijë euro në veturën e tij. Ai në cak arriti për kohën 2.41.215 minuta.

Konkurrenca ka qenë e fortë po thuaj në të gjitha kategoritë, sepse pas pranimit të FASK-ut në FIA, automobilistët tanë kanë bërë gjithçka që është në mundësitë e tyre për t’u prezantuar sa më mirë.

Në fakt edhe vetë gara pati risi në krahasim me kampionatin e kaluar, pasi kategorizimi i veturave ka pësuar ndryshime dhe tani është plotësisht në përputhje me rregullat e FIA-s.

Edhe zyrtarët e FASK-ut janë shprehur të kënaqur me rrjedhën e garës, e cila përfundoi pa asnjë incident.

Rezultatet:

Klasa e parë:

 

  1. Kreshnik Mariqi (Yugo – Prizreni D&G) 2.59:248

 

  1. Refki Jakupi (Yugo – Prizreni D&G) +03.834

 

  1. Afrim Spahi (Yugo – Prizreni D&G) +06.401

 

Klasa e dytë:

 

  1. Alban Berisha (Suzuki – Prizeni D&G) 2.52:713

 

  1. Korab Bajraktari (Peugeot – Ferizaj) +00.286

 

  1. Reshat Shabani (Peugeot – Ferizaj) +10.871

 

Klasa e tretë:

 

  1. Valon Rexhepi (Lupo – Prishtina RT) 3.05:073

 

  1. Ismail Smani (Yugo – Prizreni D&G) +00.220

 

  1. Gazmend Kadriu (Suzuki – Ferizaj) +01.084

 

Klasa e katërt:

 

  1. Gaspër Kaqinari (Yugo – HCR Gjakova) 2.50:228

 

  1. Henri Manushi (Honda – DDA) + 00.673

 

  1. Bujar Gola (Peugeot – HCR Gjakova) +03.183

 

Klasa e pestë:

 

  1. Faton Rama (Renault – Prishtina RT) 2.45:849

 

  1. Milot Shaqiri (Peugeot – HCR Gjakova) +10.044

 

  1. Ersen Kurti (Honda – Gjakova 137) +20.107

 

Klasa e gjashtë:

 

  1. Burim Asllani (Peugeot – Ferizaj) 2.52:666

 

  1. Arbër Rexhepi (Golf – Ferizaj) +07.626

 

Klasa e shtatë:

 

  1. Naim Dashaj (Subaru – Prishtina RT) 2.44.601

 

  1. Bashkim Memaj (Subaru – Prizreni D&G) +10.269

 

  1. Art Gjoka (Seat – Gjakova 137) +10.881

 

Kategoria e tetë:

 

  1. Visar Mullazenuni (Golf – Gjakova 137) 2.52:281

 

  1. Besart Pruthi (Omega – Gjakova 137) +09.362

 

Klasa e nëntë:

 

  1. Bardhyl Canolli (BMW – Prishtina RT) 2.41:215

 

  1. Vilson Ndrecaj (BMW – Gjakova 137) +02.903

 

  1. Shpëtim Jashari (Audi – Ferizaj) +04.981

 

Plasmani i përgjithshëm:

 

  1. Bardhyl Canolli (BMW – Prishtina RT) 2.41:215

 

  1. Naim Dashaj (Subaru – Prishtina RT) 2.44.601

 

  1. Vilson Ndrecaj (BMW – Gjakova 137) +02.903