Bardhi largohet nga Levante, transferohet te skuadra e njohur e La Ligas!

Reprezentuesi shqiptar i Maqedonisë së Veriut Enis Bardhi është pranë transferimit te ekipit i Valensias, raportojnë mediat spanjolle.

Sipas ‘futbolistos.es’ Bardhi pritet të zëvendësojë kapitenin Dani Parejo i cili pritet të largohet nga “Mestalla” këtë verë, transmeton Shenja.

Ekipin e Valensias do ta braktisin disa futbollistë këtë merkato pas një sezoni të dështuar, ndërsa për këtë shkak pritet të shitet Pareho, njofton Shenja. Sipas informatave që vijnë nga Spanja, negociatat e Valensias me Bardhin janë në fazë të avansuar, ndërsa pritet që gjithçka të vendoset para fillimit të sezonit të ri.

Bardhi këtë sezon ka shkëlqyer me Levanten duke shënuar 7 gola në 30 ndeshje të zhvilluara. Bardhi është duke zhvilluar sezonin e 3-të me Levanten, ndërsa kalimi tek Valensia do të ishte një hap para në karrierën e tij. Çmimi i Bardhit në treg është 20 milionë euro, ndërsa nga Valensia bëjnë të ditur që mund të sigurojnë shërbimet e shkupjanit për një shumë më të vogël.

Për shërbimet e Bardhit në garë ishte edhe Arsenali, mirëpo oferta e Valensias ishte më konkrete dhe për këtë shkak shkupjani me shumë gjasa sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e ekipit spanjoll.