Barcleona sytë kah Chelsea, kërkon dy mbrojtës të saj

Mbrojtja është reparti më problematik për Barcelonën, pasi Gerard Pique vuan nga probleme të shpeshta fizike dhe Eric Garsia nuk ofron eksperiencën e nevojshme për të luajtur për objektiva të mëdha, ndaj drejtuesit e katalanëve janë vënë në lëvizje për të sjellë përforcime.

Megjithatë problemet ekonomike për shkak të koronaviorusit, kanë ndikuar jo pak edhe në merkaton e klubeve, ndaj katalanët janë fokusuar në afrimin e futbollistëve me parametra zero dhe të tillë vetëm Chelsea i ka plot 4.

Antonio Rudiger, Thiago Silva, Andreas Christensen dhe Cesar Azpilicueta kanë kontratë me blutë deri në fund të sezonit dhe deri tani nuk kanë arritur marrëveshje për rinovimin, ndaj drejtuesit e Barcelonës janë vënë në lëvizje për të negociuar me dy prej tyre.

Pikërisht 32-vjeçari spanjoll Azpilicueta dhe danezi Christensen kanë përfunduar në radarët e klubit katalan, që kërkon të përforcojë prapavijën me dy kampionë Europe, por pa shpenzuar asnjë para nga arkat tashmë të boshatisura.

Profesori i kriminalistikës bën deklaratën shokuese: Lucas Hernandez do të përfundojë në burg

Sadiku fiton gjyqin, Erzurumspor duhet t’i japë sulmuesit mijëra euro