Barcelona e ka mposhtur me rezultat të thellë (4-0) Real Madridin në el Clasicon që u luajt në kuadër të javës së 29-të në La Liga.
Ishte minuta e 29-të e takimit kur Ousmane Dembele e gjeti Pierre-Emerick Aubameyangun, për të shënuar për 1-0.
Nuk kaloi shumë kohë dhe Barcelona realizoi edhe të dytin, tani përmes Ronald Arajuos (38’), me një asistim të Dembeles.
45 minutat e dytë ishin edhe më të mirë nga Barcelona, pasi realizuan edhe dy gola të tjerë.
Ishte minuta e 47-të kur Aubemayenag gjeti Ferran Torresin, që realizoi për 3-0.
Dyshja më pas i ndryshuan rolet dhe sulmuesi gabonez shënoi për 4-0, dhe të dytin personal në ndeshje.
Pas javës së 29-të, Real Madridi vazhdon të jetë lider në La Liga me 66 pikë, ndërsa Barcelona është në të tretin me 54 sosh, tre më pak se Sevilla që është në të dytin.
Në xhiron e 30-të, Los Blancos takohen me Cleta Vigon, ndërsa katalunasit kanë punë pikërisht me Sevillën.