Barcelona, tri ‘granata’ për Granatan (VIDEO)

Barcelona iu është kthyer fitoreve në Spanjë pas humbjes ndaj Malagas, duke e mposhtur Ganadan 3:1. Golin e parë për katalunasit e shënoi kroati Ivan Rakitiç në minutën e 25-të.

Pjesa e dytë solli edhe dy gola për Barcelonën, ku shënuan Luis Suarez dhe Lionel Messi ndërsa golin e nderit për vendësit e shënoi Fran Rico nga penalltia.

Me këtë fitore, Barcelona iu afrua Real Madridit në një pikë.