Barcelona transferon super-futbollistin e Series A (FOTO)

Federico Bernardeschi është një tjetër emër për Barcelonën, për të forcuar projektin e ri sportiv.

Sulmuesi i talentuar italian mund të jetë një nga transferimet më të mëdha të merkatos, sepse Fiorentina do ta japë për shkak se lojtari tani për tani nuk do ta rinovojë kontratën, shkruan Telesport.

Në Itali thonë se Barça është duke e monitoruar, edhe pse futbollisti në fjalë ka marrë interesim edhe nga Juventusi e Bayern Munich. Çmimi i tij përflitet se është rreth 40 milionë euro.

Bernardeschi është një nga talentet më të mëdhaenj që ka nxjerrë futbollin italian në vitet e fundit. Ai ka një cilësi mbresëlënëse teknike. Fiorentina ka muaj duke u përpjekur për t’ia zgjatur kontratën, të cilën lojtari e ka “parkuar”.

Juventusi duket se është tërhequr nga ankandi pas muajsh negociata dhe ka zgjedhur të nënshkruajë me Douglas Costa.

Barça siguron se për momentin nuk ka bërë ndonjë lëvizje drejt lojtarit, por e ka të qartë se bëhet fjalë për një sulmues shumë të mirë.

Interesante, dy muaj më parë, sekretari teknik, Robert Fernandez, dhe konsulenti sportiv, Ariedo Braida, kanë qenë në qytetin e Fiorentinës.

Në teori ata folën vetëm për të ardhmen e Tello, por është e qartë se jashtë vëmendjes nuk ka mbetur as Bernardeschi.

Soccer: Serie A; Fiorentina-Milan