Barcelona tenton transferimin e tre yjeve nga Manchester City

Edhe pse në pozitën jo më të favorshme të mundshme për shkak të problemeve financiare, drejtuesit e Barcelonës e gjejnë kohën për të menduar rreth merkatos së verës.

Objektivat për trajnerin Xavi Hernandez janë të ditur teksa fokusi është tek tre lojtarë pjesë e organikës së Manchester City.

Kryesori është Bernardo Silva teksa katalanasit e tentuan edhe në verën e kaluar portugezin. Megjithatë, edhe për vetë dëshirën e fantazistit për të kaluar në Camp Nou, shanset e Barçës për t’ia dalë në këtë rast shtohen ndjeshëm.

Një tjetër lojtar që i tërheq spanjollët është mesfushori Ilkay Gundogan. 32-vjeçari vlerësohet për shkak të eksperiencës dhe mund të jetë i duhuri në mesfushë pas largimit të Sergio Busquets, edhe për të shoqëruar e për të marrë nën “mbikëqyrje” të rinjtë si Pedri e Gavi.

Ndërkohë, objektivi i tretë po ashtu pjesë e Cityt është Aymeric Laporte. Mbrojtësi nuk është i kënaqur me minutazhin tek The Citizens e po mendon për një aventurë të re. Nëse gjithçka mbyllet me sukses atëherë për Laporte do të ishte një rikthim në La Liga teksa më parë është aktivizuar për gjashtë vite në radhët e Athletic Bilbaos.

Ademi: I lumtur që FFK-ja dha kontributin e saj në manifestimet e Epopesë së UÇK-së

Dyshimet për kurdisjen e ndeshjeve në Kosovë përfshihen në një raport në Interpolit