Mbrojtësi i Manchester City, Eric Garcia pritet që gjatë verës të transferohet te Barcelona.
Sipas gazetarit, Fabrizio Romano – marrëveshja mes Barcelonës dhe lojtarit është arritur.
Garcia pritet të nënshkruaj kontratë me ekipin nga Katalunia në qershor të këtij viti – me parametra zero.
Mbrojtësi spanjoll nuk arriti të tregonte shumë nga vetja dhe gjatë këtij sezoni kishte vetëm tri paraqitje në Premier League.
DONE DEAL: @ericgm3 has agreed to join @fcbarcelona as a free agent this summer. (via @FabrizioRomano) ✍️ pic.twitter.com/RvxbeSwLM2
— 433 (@433) March 4, 2021