Barcelona shpreson se Pique të pensionohet, ose do të ketë krizë financiare për Blaugranët

Barcelona po kalon në një nga momentet më të vështira në histori të klubit, pas problemeve të shumta me ‘Fair-Play Financiar’.

Barcelona po shpreson që Gerard Pique të pensionohet deri në fund të sezonës 2022/23.

Nëse jo, klubi katalunas duhet t’ia paguajë spanjollit plotë 80 milionë euro në dy sezonet e ardhshme, duke e përfshirë këtu borxhin ndaj tij dhe rrogën e tij.

Kriza e klubit nga Katalonia vazhdon të jetë akoma prezente, ku nuk po mund të regjistrojnë disa nga lojtarët që kanë arritur marrëveshje, dhe për këtë Barcelona duhet të largoi disa nga lojtarët për të liruar hapsira në pagat e skuadrës.

/Gazeta OLLE/

 

Alexander Arnold: Thashethemi më i çuditshëm që kam dëgjuar për veten ka qenë se kam qenë në lidhje me Dua Lipën

Zyrtare: Shkëndija prezanton trajnerin e ri