Barcelona shikon kah Serie A

Barcelona kishte një arsye të fortë kur mori vendimin për të zëvendësuar drejtorin sportiv Andoni Zubizarreta me italiain Ariedo Braida. Klubi nga Katalunja ka hedhur sytë nga talentet e Serisë A dhe personi i duhur për të mbyllur këto marrëveshje ishte pikërisht ish-Drejtori i Përgjithshëm i Milanit.

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, një lojtar i kompletuar teknikisht dhe fizikisht, mbetet në krye të listës për merkaton bluagrana. Në fakt francezi ndiqet nga klubet më të mëdha të Europës, c’ka ka bërë që cmimi i kartonit të tij të arrijë shifra stratosferike. Emri i fundit i vënë në listën e dëshirave të Barcës është braziliani i Lazios, Felipe Anderson, i cili ka pasur një zhvillim të pabesueshëm gjatë muajve të fundit. 21-vjecari ka luajtur bashkë me Neymar te Santosi, por mund të bashkohen sërish të njëjtën skuadër nëse Braida arrin ta bindë Lazion me një ofertë të mirë.

Një tjetër lojtar premtues në futbollit italian, i cili po vëzhgohet më shume kujdes nga Braida, është Mateo Kovacic i Interit, i cili sezonin e kaluar ngjalli edhe interesimin e Realit të Madridit.

Githsesi, mediat katalanase shkruajnë se po ndiqet me shumë interes sulmuesi argjentinas i Palermos, Paulo Dybala, i cili shihet si zëvendësuesi ideal i Pedros. Drejtori Sportiv i katalanasve admiron gjithashtu Darmian të Torinon, futbollist që është formuar në akademinë e Milanit. Dhe i fundit por jo për nga rëndësia është boshniaku Miralem Pjanic, futbollist të cilin Luis Enrique e ka patur në dispozicion kur drejtonte Romën.