Barcelona ka shënuar fitore të thellë në xhiron e 26-të të La Ligas spanjolle.
Katalunasit shkatërruan Athletic Bilbaon me rezultat 4-0 në “Camp Nou”, shkruan Gazeta Olle.
Ishte sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang, ai që shënoi golin e parë (37′), pas një topi të kthyer nga goditja me kokë e Gerard Pique.
Barcelona vazhdoi të dominojë edhe në pjesën e dytë. Ishte i inkuadruari Ousmane Dembele që shënoi një supergol pas një asistimi të De Jong (73′).
Dyshja bashkëpunuan sërish për të kontribuar te goli i tretë, veçse ndryshuan vendet. Holandezi shënoi, derisa francezi asistoi.
Fitoren e Barçës e vulosi i kthyer nga lëndim Memphis Depay në momentet e fundit (90+5).
Me këtë fitore, Barcelona ngritët në pozitën e katër me 45 pikë, derisa Bilbao zë vendin e tetë me 37 sosh.
/Gazeta Olle/