Barcelona refuzon Interin për Pedron

Barcelona e ka refuzuar ofertën e Interit për sulmuesin Pedro, duke konfirmuar që ai do të qëndrojë edhe më tej te skuadra katalunase.

“Pedro nuk është në listën e futbollistëve të cilët do të shiten gjatë afatit kalimtar të verës. Luis Enrique beson shumë në të”, deklaroi Bartomeu për “Sport”.

Pos Interit, Pedro kërkohej edhe nga disa skuadra të Premierligës, por ai do të qëndrojë në “Camp Nou”. /Olle