Barcelona realizon super-transferimin e madh të verës (FOTO)

Barcelona këmbëngulë në transferimin e Marco Verrattit. Klubi katalunas ka vendosur t’i plotësojë të gjitha kërkesat e Paris Saint Germainit, për të marrë italianin.

Sipas “L’Equipe”, PSG ia ka treguar Barcelonës çmimin dhe katalunasit janë pajtuar me të, përcjellë “Lajmi.net”.

Nuk bëhen të ditura detajet financiare, por thuhet që Verratti do të zyrtarizohet si lojtar i Barcelonës gjatë javës së ardhshme.

Marco Verratti / psg.fr

Ndërkohë, njëri nga emrat në listë, është edhe ai i mesfushorit të Tottehamit, Christian Eriksen.

Mesfushori danez, i pyetur për mundësinë e kalimit te Barcelona, është treguar i qartë, duke thënë se të gjithë e ëndërrojnë një moment të tillë.

“Nuk ka asgjë në lidhje me këtë. Kjo është një pyetje hipotetike”, është përgjigjur fillimisht ai.

“Nëse ndodh një gjë e tillë? Të gjithë e ëndërrojmë një gjë të tillë, shpresojë të ndodh”, ka shtuar mesfushori i Tottenham.