Barcelona konfirmon interesimin për Kovaçiç

Drejtori sportiv i Barcelonës, Ariedo Braida, e ka konfirmuar faktin që klubi katalunas është i interesuar për mesfushorin e Interit, Mateo Kovaçiç.

“Tani për tani nuk mund të flas për një gjë të tillë sepse nuk ka asgjë konkrete, mirëpo mund të konfirmoj se ai futbollist (Kovaçiç) na pëlqen dhe ne jemi të interesuar për të”, deklaroi Braida.

Mesfushori kroat nuk ka gjetur shumë hapësira në formacionin e Roberto Mancinit këtë vit dhe një kalim te Barcelona do të ishte një mundësi e parefuzueshme për të. /Gazeta Olle