Barcelona pëson humbje befasuese nga Antwerpi

Barcelona ka pësuar humbje 3-2 nga Antwerpi në kuadër të rrethit të fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Pas vetëm dy minutash lojë, Arthur Vermeeren i kaloi vendasit në epërsi, duke ndezur atmosferën në stadium.

Por, katalunasit i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Ferran Torres, që u asistua nga Lamine Yamal në minutën e 35-të.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën u shënuan tri gola.

Vincent Janssen realizoi për 2-1 në minutën e 56-të, me një asistim të Alhassan Yusuf.

Por, katalunasit i barazuan shifrat në 2-2 me golin e Marc Guiu (90+1′).

Antwerpi nuk u dorëzua deri në sekondat e fundit dhe shënoi golin e fitores me anë të George Ilenikhena, që realizoi në minutën e 90+3-t.

Barcelona e mbyllë këtë fazë të grupeve si lidere e Grupit H me 12 pikë, aq sa ka edhe Porto, Shakhtari me nëntë dhe Antwerpi me tri.

Milani fiton me përmbysje ndaj Newcastle dhe shkon në Ligën e Evropës

Pa fitues në Signal Iduna Park, Dortmund e PSG kalojnë tutje