Barcelona pa mëshirë ndaj Betisit, fiton thellë dhe bëhet lider në La Liga

Barcelona ka shënuar fitore të thellë me rezultat 5-0 ndaj Real Betisit, në sfidën që u zhvillua në “Olimpic Lluis Companys” në kuadër të javës së 5-të në elitën e futbollit spanjoll.

Katalunasit tregoi forcën e saj që në start duke pasur kontroll total të ndeshjes, dhe golin e parë e shënoi në minutën e 25-të të ndeshjes nëpermjet Joao Felix për të cilin ishte vetëm goli i parë me fanellën e blaugranasve.

Nuk vonoi shumë, dhe vetëm disa minuta më vonë më saktësisht në atë të 32-tën Robert Lewandowski shënoi për ta ngritur epërsinë në 2-0 pas një asistimi fantastik të Andreas Christensen.

Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë e këtij takimi.

Katalunasit nuk ndaluan as në pjesën e dytë ku ata fillimisht shënuan në minutën e 58-të të ndeshjes ku në skenë doli përsëri Joao Felix por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Golin e tretë ekipi i Xavit e shënoi në minutën e 63-të me Ferran Torres nga goditja e dënimit, goditje e cila përfundoi në cepin e djathtë të portës së portierit kundërshtar duke mos i lënë asnjë mundësi për reagim.

Vetëm tre minuta më vonë, Raphinha i cili hyri në fushë nga banka rezervë shënoi golin e katërt duke e fundosur përfundimisht ekipin mysafir.

Golin e pestë dhe të fundit në këtë ndeshje e shënoi Joao Cancelo për të cilin ishte gjithashtu goli i parë për blaugranasit.

Ernest Muci vazhdon shkëlqimin në Poloni, tjetër gol spektakolar me fanellën e Legias (Video)

Albi Mall Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së pestë, luhet në Klinë dhe Hajvali