Barcelona në zi, ka ndërruar jetë… (FOTO)

Barcelona mban zi për vdekjen e ish presidentit, Agusti Montal.

Ish presidenti i Barcelonës, Agusti Montal ka vdekur sot në moshën 82-vjeç.

Montal ishte president i gjigantit katalan gjatë periudhës 1969-1977.

Ai ishte pasardhës i Narcis de Carreras, gjatë epokës së cilit ishte nënkryetar i klubit.

Montal ishte ai që realizoi transferimin e legjendës së Barcelonës, Johan Cruyff.