Barcelona në telashe serioze, dy afrimet e merkatos nuk regjistrohen dot

Situatë problematike te Barcelona pak ditë përpara fillimit të sezonit 2022/2023 në La Liga. Ekipi i Xavit luan takimin e parë në kampionat të shtunën (13 gusht) kundër Rayo Vallecanos së Balliut në “Camp Nou”.

Trajneri mund të mos ketë të gatshëm dyshen Franck Kessie-Andreas Christensen, dy nga afrimet me parametra zero në merkato. ESPN raporton se mbrojtësi danez dhe mesfushori afrikan mund të lihen të lirë nëse nuk do të regjistroheshin nga klubi, kur kanë mbetur edhe disa orë.

Pas 72 orësh do të mbyllen regjistrimet në La Liga, por presidenti Laporta u shpreh optimist dhe i bindur për të zgjidhur gjithçka brenda afateve të përcaktuara.

Shpenzimet e pagave sezonale nuk duhet të jenë më shumë se 30% e të ardhurave vjetore të klubit. Barcelona ka mbledhur rreth 600 milionë euro këtë verë nga shitja e 25% të të drejtave televizive kombëtare për 25 vite.

Katalanasit kanë shitur edhe 24.5% të të drejtave të imazhit, të ardhura që për momentin nuk i mundësojnë klubit të zgjidhë problemet ekonomike me të cilat po përballet.

Real Madrid – Frankfurt, formacionet zyrtare

Agim Ademi takohet me Florentino Perezin dhe Roberto Carlosin para Superkupës së Evropës