Barcelona e fiton Kupën e Botës për Klube

Barcelona e ka fituar Kupën e Botës për klube.

Barcelona, kampion i Ligës së Kampionëve, u përball me River Platen, që ka ardhur në Kupën Botërore të klubeve, si fitues i Kupës Libertadores.

Golin e parë e ka shënuar kush tjetër pos Leo Messit, i cili shfrytëzoj shumë mirë një pasim të Neymar, për të shënuar me lehtësi. Golin e dytë dhe të tretë për Barcelonën e realizoi Luiz Suarez.