Barcelona mposht Real Madridin në ‘El Clasicon’ e zhvilluar në Amerikë, Raphinha shënoi një gol të çmendur

Barcelona ka fituar El Clasicon e para të sezonit ndaj Real Madridit me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen e zhvilluar mëngjesin e sotëm (e diel) në Las Vegas.

Dy klubet e mëdha nga La Liga janë duke zhvilluar fazën përgatitore në SHBA dhe kanë shfrytëzuar situatën për të zhvilluar një ndeshje mes vete.

Takimi i zhvilluar në ‘Allegiant Stadium’ i ka takuar në fund Barcelonës, e cila ishte më e mirë dhe më kërkuese gjatë gjithë ndeshjes.

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 27-të me anë të Raphinhas, i cili shënoi një supergol nga distanca për 1-0.

Në pjesën e dytë, si Carlo Ancelotti ashtu edhe Xavi bën nga 11 ndryshime në formacion, për të parë formën e secilit lojtarë, por edhe për të provuar prurjet e reja.

Te Barcelona debutoi polaku Robert Lewandowski, i cili luajti gjithë pjesën e parë, ndërsa te Reali luajtën transferimet e verës si Aurilien Tchouameni dhe Antonio Rudiger. 

Muriqi flet për herë të parë pasi kompletoi transferimin te Mallorca

Arsenali shkatërron Chelsean në ndeshje miqësore (Video)