Barcelona mezi po e pret ‘El Clasicon’

Kanë mbetur edhe tri javë deri tek ‘EL Clasico’ ndërmjet Barcelonës e Real Madridit, kurse lufta e deklaratave ka filluar që tani.

Mesfushori i skuadrës katalunase, Sergio Busquets, shpreson që kjo sfidë të jetë kruciale.

“Janë edhe disa javë deri te kjo ndeshje, por shpresoj të jetë kruciale për ne, por kjo ndeshje do të varet nga shumë faktorë dhe është e pamundur të kontrollohet”, tha Busquets, sot në konferencë për shtyp. (Gazeta Olle)