Barcelona merret vesh me ‘Movistar’

Gjiganti katalunas, Barcelona ka arritur marrëveshje me “Movistar” për shitjen e të drejtave televizive për sezonin 2015/16 ka bërë të ditur e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.

Barça nga marrëveshja e realizuar do të përfitojë rreth 140 milionë euro.

Andaj, nga edicioni i ardhshëm, “Movistar”, që do të transmetojë edhe televizionin zyrtar të klubit, “Barca Tv”, do të zë vendin e “Mediapro”, kompani me të cilën Barcelona kishte një marrëveshje afatgjate.

Marrëveshja u arritur pavarësisht thirrjeve nga disa klube tjera që ‘La Liga’ t’i shesë kolektivisht të drejtat televizive.