Barcelona merr tri pikë të mëdha në udhëtim te Elche

Barcelona ka fituar me rikthim në ndeshjen e zhvilluar si mysafir i Elches (2-1) në Estadio Martinez Valero, e vlefshme për javën e 27-të në La Liga.

Vetëm një gol u shënua në gjysmën e parë të takimit dhe ishin vendasit ata që realizuan përmes Fidel (44’).

Mirëpo, në fraksionin e dytë, mysafirët arritën ta përmbysnin rezultatin duke shënuar dy herë dhe duke e fituar sfidën.

Pas një harkimi nga e majta, Jordi Alba arriti ta dërgonte topin deri te Ferran Torres në zonë, ndërsa ky i fundit e futi në rrjetë për t’i nivelizuar shifrat (61’).

Pas dyshimit të prekjes së topit me dorë në zonë nga Antonio Barragan, gjyqtari Alejandro Hernandez e konsultoi VAR-in dhe vendosi për penallti. Memphis Depay ishte i saktë për ta shënuar golin e fitores (84’).

Falë kësaj fitoreje, Barcelona është në vend të tretë në renditjen tabelare me 48 pikë, dy më shumë se Atletico Madridi që ndodhet një vend më poshtë.

Zeneli fantastik, përsëri asiston në Ligue 1

City poshtëron Unitedin në derbin e qytetit të Manchesterit