Barcelona merr tre pikë të mëdha në udhëtim te Betisi

Barcelona ka shënuar fitore të madhe si mysafir i Real Betis me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 19-të në La Liga.

Kur jemi në gjysmën e kampionatit, blaguranat kanë një rekord perfekt, pasi kanë tubuar plot 50 pikë deri më tani me këtë fitore.

Pjesa e parë edhe pse kishte shumë raste, nuk solli gola, duke lënë që ato të vinin në pjesën e dytë.

Barcelona arriti ta thyej mbrojtjen e Betisit në minutën e 65-të, kur Alejandro Balde asistoi te Raphinha i cili shënoi për 1-0.

Edhe pas golit Barcelona e Xavit nuk u ndal, duke kërkuar të sigurojë fitoren.

Fitorja u sigurua në minutën e 80-të, kur Roberto Leëandoëski arriti të shënojë për 2-0 pas disa lëvizjesh të bukura në zonë.

Krejt çka bën vendasit ishte një gol i shënuar dhe atë me ndihmën e Jules Kounde që gjeti rrjetën e vet për 2-1.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona ka 50 pikë, apo tetë më shumë se Real Madridi, që ka një ndeshje më pak.

United mposht përsëri Nottingham Forestin, kalon në finale të FA CUP

PSG triumfon në udhëtim te Montpellier