Barcelona merr një lajm të mirë para ndeshjes me Sevillan

Jordi Alba është rikuperuar dhe është gati për t’u rikthyer në 11-shen e Luis Enriques, para ndeshjes me Sevillan, që luhet nesër. Ky llogaritet lajm i mirë për Barcelonën, para njërës nga ndeshjet më të rëndësishme të fazës finale në La Liga.

Enrique nuk e kishte grumbulluar fare Alban për takimet me Celta Vigon e Alemrian, pasi lojtari kishte pësuar lëndim në miqësoren Spanjë – Ukrainë.

Lajm tjetër i mirë për Enriquen është edhe Sergio Busquets, i cili duket se është riaftësuar 100 për qind. (Gazeta Olle)