Barcelona është rikthyer te fitoret në La Liga, pasi ka mposhtur Valencian me rezultat minimal 1-0.
Përkundër mungesave të mëdha si Robert Lewandowski, Gavi, Pedri e Dembele, katalunasit arritën të marrin pikët e plota nga ky duel shumë i vështirë.
Ishte minuta e 15-të e ndeshjes, kur tifozët e pranishëm në Camp Nou panë golin e parë.
Sulmuesi brazilian Raphinha realizoi një gl të bukur me kokë pas asistimit nga Sergio Busquets për 1-0.
🗣️𝐆⚽𝐋 𝐃𝐄 𝐁𝐀𝐑𝐂𝐄𝐋𝐎𝐍𝐀‼️
👤 Raphinha ⏱️16'
Barcelona 1️⃣🆚0️⃣ Valencia#LaLiga 🇪🇸 #BarcaValenciahttps://t.co/giKkFyAO95— El Forastero ⚽ (@ElForadeportivo) March 5, 2023
Me epërsinë minimale të vendasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Barcelona pati mundësi të artë të ngritë epërsinë në 2-0, por në minutën e 55-të ishte Ferran Torres që dështoi të shënonte nga penalltia.
Vetëm katër minuta pasi humbën penallti, Barça mbeti me një futbollist më pak në fushë, kur Araujo u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Deri në fund të ndeshjes, përkundër disa rasteve të mira gola më nuk pati dhe Barcelona mori tre pikë të arta në garë për titullin e kampionit.
Katalunasit vazhdojnë në krye të tabelës me 62 pikë, 10 më shumë se Real Madridi që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
🗣️𝐆⚽𝐋 𝐃𝐄 𝐁𝐀𝐑𝐂𝐄𝐋𝐎𝐍𝐀‼️
👤 Raphinha ⏱️16'
Barcelona 1️⃣🆚0️⃣ Valencia#LaLiga 🇪🇸 #BarcaValenciahttps://t.co/giKkFyAO95— El Forastero ⚽ (@ElForadeportivo) March 5, 2023
Busi's brilliant pass and Raphinha's run and header😮💨 https://t.co/5qpPt1T9cG
— 🕊️ (@R1FCB) March 5, 2023