Barcelona konfirmon një mungesë të madhe në ndeshjen finale ndaj Realit

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, do ta ketë një mungesë të madhe në ndeshjen finale të Superkupës së Spanjës kundër Real Madridit.

Sulmuesi i krahut, braziliani Raphinha nuk do të jetë në dispozicion të Xavit për këtë ndeshje, e cila zhvillohet të dielën prej orës 20:00 në Arabinë Saudite.

Raphina nuk do të paraqitet në finale për shkak të lëndimit që e pësoi në duelin gjysmëfinal kundër Osasunas, të cilin Barcelona e fitoi me rezultatin 2:0.

Shkaku i lëndimit, Raphinha u detyrua të largohet nga fusha në fillim të pjesës së parë dhe pritet t’i mungojë Barcelonës për disa javë.

27-vjeçari këtë edicion ka katër gola e shtatë asistime në 20 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa me Barçën ka kontratë deri në verën e vitit 2027. /Gazeta Olle/

Kosova në hendboll udhëton për kualifikim në Britani, Berisha: Duam fitore më të thellë

Tre ndeshje miqësore dhe finalja e Superkupës, këto janë kundërshtarët e Prishtinës në Antalya