Barcelona ka vetëm kaq milionë euro në dispozicion për këtë afat kalimtar të janarit

Sport raporton se Barcelona ka 75 milionë euro në dispozicion për t’i shpenzuar në afatin kalimtar të janarit.

Sipas këtyre raportimeve thuhet se tashmë është mbajtur një takim për të vendosur për prioritetet për vitin 2020, transmeton Koha.net.

Krerët e klubit janë pajtuar se fokusi kryesor do të jetë në transferimin e lojtarëve nën moshën 25 vjeçare, pasi duan të ndërtojnë një skuadër për të ardhmen.

Në anën tjetër Barcelona është e gatshme të shesë disa lojtarë, përfshirë këtu edhe Philippe Coutinhon i cili është në huazim te Bayerni.

Megjithatë, Barça nuk dëshiron që ta shesë brazilianin nën 100 milionë euro, çmim të cilin shpreson se në verë është i gatshëm të paguajë ndonjë klub nga Premier Liga.