Barcelona ia ofron këtë lojtar Juventusit për Pogban

Për të marrë shërbimet e Paul Pogbas, Barcelona po e  mendon ofrimin e një lojtari vetëm për ta bindur Juventusin.

Mirëpo, lojtari të cilin dëshiron t’ia ofrojë është pjesë e Fluminenses. Bëhet fjalë për Gerson da Silvan.

Juventusit i pëlqen mjaft shumë ky lojtar, kurse Barcelona është shumë më afër angazhimit të tij. Kështu, sipas gazetës spanjolle ‘El Mundo Deportivo’ , Barcelona dëshiron ta blejë Gersonin dhe më pas t’ia japë Juventusit si formë këmbimi me Pogban.