Barcelona i djeg skedinën reperit të famshëm Drake, do fitonte 2.8 milionë euro

Barcelona luajti ndeshjen e El Clasico me një fanellë speciale e cila lidhej me Spotify që këtë sezon është sponsori i katalanasve.

Në fanellën e lojtarëve katalanas ishte vendosur logo e kompanisë (një buf) së reperit të famshëm Drake i cili kishte arritur një rekord në kompaninë Spotify.

Në lidhje me këtë ndeshje speciale, vetë Drake luajti një skedinë me shifër të çmendur prej më shumë se 600.000 euro.

Drake vendosi bast fitoren e Barcelonës ndaj Real Madrid bashkëngjitur edhe me suksesin e Arsenal ndaj Leeds United. Por, nëse për topcicnjtë Drake qëlloi në shenjë, te katalanasit dështoi dhe në këtë formë humbi mundësinë për të fituar plot 2.8 milionë euro./ss/

Rezultatet e plota dhe tabela e xhiros së nëntë në Ligën e Parë

Super përballje në “Minatori”, Ylli triumfon ndaj Trepçës