Barcelona gjen trashëgimtarin e Busquets

Katalunasit kanë identifikuar zëvendësimin ideal për veteranin spanjoll, shkruan Gazeta Olle.

Fjala është për Alan Varela, mesfushorin 21-vjeçar të Boca Juniors, i cili muajt e fundit ka bërë paraqitje të shkëlqyera.

Disa klube të rëndësishme janë vënë në gjurmët e tij, veçanërisht Ajax dhe Benfica, por katalanasit synojnë të mbyllin marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur duke paguar klauzolën prej 15 milionë euro.

Ndonëse 34-vjeçar, megjithatë Busquets ka ndihmuar klubin duke qenë ndër futbollistët kryesor edhe gjatë formës së dobët në të cilë kaloi Barcelona në dy vitet e fundit. /Gazeta Olle/ 

Gjysmëfinalja Franca – Maroku, publikohen formacionet zyrtare

Flamurtari me dramë fiton ndeshjen e katërt radhazi