Barcelona fiton në fund, një 17-vjeçar i jep tre pikët katalunasve

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Athletic Bilbaos me rezultat 1-0 në kuadër të javës së dhjetë të Serie A.

Pjesa e parë solli shumë raste nga të dyja skuadrat, ku Marc Andre ter Stegen dhe Unai Simon kishin shumë punë.

Joao Felix dhe Fermin Lopez rrezikuan të parët, po portieri i Bilbaos ishte në vend.

Inaki Williams u përgjigj për Atletic Bilbaon, por në vend ishte portieri vendas.

Pa u mbyllur pjesa e parë të dy vëllezërit Williams kishin raste të mira, por në vend ishte portieri gjerman Ter Stegen.

Barcelona shtoi presionin në pjesën e dytë duke rrezikuar në start me Felix dhe Lamine Yamal, por pa sukses.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Xavi futi në lojë sulmuesin 17 vjeçar Marc Guiun.

Ky në minutën e 80-të një asistim të Felix arriti ta kthejë në gol për 1-0.

Deri në fund edhe pse kishte raste, rrjetat heshtën, duke bërë që Barcelona të merrte fitoren e shtatë sezonale.

Me këtë fitore Barcelona merr pozitën e tretë me 24 pikë, një pak se Real Madridi lider.

Juventusi fiton derbin e madh ndaj Milanit në udhëtim

Luzi me deklaratë interesante: Dallku shumë më i madh sesa disa trajnerë me shumë trofe në Kosovë