Barcelona është rikthyer te fitoret në Ligën e Kampionëve, pas humbjes në ndeshjen e parë ndaj Monakos.
Të besuarit e Hansi Flick e mposhtën thellë sonte skuadrën e Young Boys, ku rezultati përfundimtar ishte 5-0, shkruan Gazeta OLLE.
Më i disponuari për lojë ishte Robert Lewandovski, ku shënoi dy gola për kataluansit, ndërsa në listën e golashënuesve u futën dhe Raphinha, Martinez, Camara (autogol).