Barcelona feston me barazim (VIDEO)

Barcelona ka festuar titullin e kampionit në Spanjë me barazim 2:2 me Deportivon. Të dy golat për katalunasit i shënoi argjentinasi Lionel Messi.

Tifozët e Barcelonës kishin përgatitur një koreografi të veçantë për Xavin.

Mesfushori  i Barcelonës luajti ndeshjen e fundit në ‘Camp Nou’. Në fund të takimit, Barcelonës iu dhurua trofeu i fituar javën e kaluar.