Barcelona është kampione e Spanjës

Barcelona është shpallur kampione e Spanjës, duke e fituar titullin edhe matematikisht pikërisht në shtëpinë e kampionit, Atletico Madrid.

Katalunasit fituan me rezultat miniamal 1:0, falë një goli të Leo Messit në minutën e 65-të të ndeshjes.

Në anën tjetër, Real Madridi mundi Getafen 3:1 falë golave të Cristiano Ronaldos (2) dhe Marcelos, fitore e cila do të vlejë vetëm për statistika.