Barcelona e nis fuqishëm në Ligën e Kampionëve, mposht me rezultat të thellë Antwerpin e Arbnor Mujës

Barcelona e ka nisur për mrekulli sezonin e ri në Ligën e Kampionëve, pasi ka mposhtur Royal Antwerpin me rezultat 5-0.

Katalunasit e nisën furishëm ndeshjen ku brenda 22 minutave lojë realizuan tre gola.

Serinë e golave e hapi Joao Felix që shënoi një gol të bukur pas asistimit nga Ilkay Gundogan për 1-0.

Në minutën e 18-të, Robert Lewandowski u shërbye për mrekulli nga Felix dhe realizoi për ta dyfishuar epërsinë e katalunasve.

Vetëm katër minuta më vonë, Raphinha me një veprim spektakolar detyroi mbrojtësin mysafir Bataille të realizonte në portën e tij për 3-0.

Me epërsinë e trefishtë të Barcelonës 3-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Edhe pjesa e dytë nisi mirë për Barçën, ku në minutën e 54-të ishte mesfushori Gavi që realizoi për 4-0.

12 minuta më vonë Joao Felix realizoi me kokë pas asistimit nga Raphinha për 5-0.

Deri në fund gola më nuk pati dhe Barcelona e nisi me fitore të thellë sezonin e ri në Ligën e Kampionëve.

Për skuadrën belge nga minuta e parë luajti sulmuesi shqiptar Arbnor Muja që ishte më i dalluari te Antwerp për 82 minuta sa qëndroi në fushë.

Barcelona prinë në Grupin H me tre pikë sa ka edhe Porto që mposhti 1-3 në udhëtim Shakhtar Donetskun.

Ndeshjen e ardhshme Barcelona e luan në udhëtim te Porto, derisa Antwerp para tifozëve të vet pret Shakhtar Donetskun.

Kristjan Asllani pritet të luaj titullar ndaj Sociedadit, Inzaghi: Është një futbollist i rëndësishëm për ne

City e nis me fitore të lehtë mbrojtjen e titullit në Ligën e Kampionëve