“Sport” shkruan se Barcelona është në kërkim të një sulmuesi dhe Sterling shihet si ideali.
Sipas gazetës spanjolle, katalunasit do të tentojnë huazimin e anglezit në afatin e janarit.
Barça po mendon që ta paguajë gjysmën e pagës së lojtarit, kurse gjysma tjetër të paguhet nga kampioni në fuqi anglez.
Sterling ka humbur vendin e titullarit te Manchester City, pas ardhjes së Jack Grealish.
26-vjeçari ka kontratë të vlefshme me “Qytetarët” deri më 30 qershor 2023.